Mësiti i Llapit: Vajzat e klasës së nëntë më kërkojnë t’u gjejë burrë jashtë Kosovës

11:54 | 12 May 2021

Xhezali Hashimi nga Podujeva që një kohë të gjatë merret me ndërmjetësimin për martesat e njerëzve të ndryshëm dhe bashkimin e çifteve, që në zhargonin popullor njihet si ‘mësitni’.

Ai ka rrëfyer që pret me dhjetëra të rinj e të reja, madje edhe të moshuara, për t’ua gjetur fatin e jetës.

Mësiti i Llapit tregon se vajzat preferojnë që tu gjejë burrë që jetojnë jashtë Kosove.

“S’ka qik qe nuk më thotë, hala në klasë të 9, gjema një burrë veç me shku jashtë… Ec more në shkollë…”, ka thënë ai në një emison, përcjell ORAinfo.

Siç tregon, ai ka bashkuar deri në 450 çifte e në listë të pritjes i ka mbi 1 mijë të tjerë.

Ai rrëfen personalisht se si ndodhi që të përfundonte në një njeri që merrej me këtë aktivitet jo të zakonshëm, që i dha epitetin e ‘mësitit të Llapit’/ ORAinfo/

Komento: