Mesnata e gjeti Kuvendin pa zgjidhje, skadon afati kushtetues për konstituim

00:10 | 08 Gusht 2026
mesnata-e-gjeti-kuvendin-pa-zgjidhje,-skadon-afati-kushtetues-per-konstituim

Ora 00:00 shënoi përfundimin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor.

Pavarësisht përpjekjeve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për të mbajtur sonte një seancë të jashtëzakonshme, kjo kërkesë nuk u realizua.

Seanca ishte kërkuar të mbahej nga ora 22:30, me qëllim të përfundimit të procesit brenda afatit kushtetues, por deputetët nuk arritën të hyjnë në sallën e Kuvendit, pasi dyert rezultuan të mbyllura.

Tri partitë opozitare i kërkuan Lëvizjes Vetëvendosje, si partia më e madhe parlamentare, që të mundësonte mbajtjen e seancës sonte, në mënyrë që të respektohej afati i përcaktuar kushtetues.

Megjithatë, kjo kërkesë nuk u realizua.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për nesër në ora 11:00.

Mbetet të shihet nëse partitë opozitare do të marrin pjesë në seancën e nesërme dhe cili do të jetë epilogu pas përfundimit të afatit kushtetues.

Komento: