Mësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së

11:28 | 20 December 2018

Njësia Speciale e Kosovës në mëngjesit e sotëm ka bastisur shtëpine e ish-komandantit të UҪK-së, Sabit Geci.

Duket se kjo bastisje ndërlidhet me djalin e tij.

Ai po dyshohet për krim të organizuar, detyrim-fajde.

Burimet e Indeksonline, brenda policisë kanë thënë se djali i Sabit Gecit është i dyshuar për krim të organizuar, të detyrimit-fajdesë.

Nuk ka informacione nëse i njëjti ka përfunduar në pranga të policisë porse bastisja ka zgjatur për disa orë në “Pejton” të Prishtinës.

Sipas burimeve, në lidhje me këtë hetim janë dhjetë lokacione që janë kontrolluar.

Djemtë e Gecit janë emra të njohur për policinë.
Disa vite më parë ata kishin pasur një përleshje në një parking me disa aktivistë të VV’së ku dhe kishin therrur dy prej tyre.

Komento: