Mësohet arsyeja e mbledhjes së jashtëzakonshme të PDK-së

22:46 | 29 Janar 2020

Është mësuar arsyeja e mbledhjes së jashtëzakonshme të PDK-së.

Një mbledhje e jashtëzakonshme nisi sonte në ora 22:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje e paralajmëruar po vazhdon të mbahet.

Bëhet e ditur se Kryesia e PDK-së janë mbledhur sonte për shkak të disa emërimeve që do të bëhen brenda përbrenda partisë.

PDK është mbledhur sonte lidhur me çështjet partiake, e i pranishëm është edhe vetë kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Komento: