Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë.
Sot rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke njëri prej vëllezërve është qëlluar, aty ka mbetur lëndë e rënduar edhe një grua, poashtu familjare e tyre.
Mësohet se (B.G 72 vjeçar) ka qëlluar vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç.
Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.
“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.
Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një krim në Studenqan. Për dy krimet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.
Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet pa shenja jete sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i këtij krimi nuk dihet ended he deri më tani policia nuk ka kapur asnjë të dyshuar.
Ky është krimi i tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u qëllua një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe krimi në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone.