Mësohet arsyeja se përse Haki Abazi nuk mund të bëhet ambasador në ShBA

22:18 | 18 Qershor 2021

Abazit i doli problem nënshtetësia amerikane për t’u bërë ambasador.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, u propozua për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të marrë këtë detyrë, problem i bëri nënshtetësia amerikane, shkruan Gazeta Express.

Express gjatë ditës ka raportuar se Abazi është nuk mundi të shkojë në fazat e mëtutjeshme për t’u bërë ambasador i Kosovës në Amerikë.

Kjo për shkak se Abazi ka nënshtetësi amerikane dhe bie në kundërshtim me rregullat diplomatike.

Express ka pyetur ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë nëse propozimi i tyre që Haki Abazi të bëhet ambasador në Washington është refuzuar. Por, zyrtarët e MPJD-së nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara të enjten.

Pra, kjo ministri as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar se Abazi është propozuar për ambasador.

Abazi, që ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti I, ka sulmuar shumë herë mediat e është përfshirë në shumë përplasje.

Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte prej deputetëve të LVV-së që mori më së paku vota. Numri dy i Qeverisë Kurti I nuk mori asnjë pozitë në qeverinë akutale dhe duket se i kanë shkuar huq edhe planet për inkuadrim në mision diplomatik.

Kosova nuk ka emëruar ambasador në ShBA prej kur Vlora Çitaku u kthye nga atje, pas shkarkimit nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në fakt ajo qëndroi edhe për disa muaj pas shkarkimit, derisa ish-presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin e kthimit të Çitakut. Misionin diplomatik aktalisht po e drejton i ngarkuari me punë, Valdet Sadiku.

Komento: