Mësohet arysyja se si ndodhi largimi i Xabi Alonsos: Nuk pati dorëheqje, një telefonatë nga klubi përshpejtoi gjithçka

21:50 | 13 Janar 2026

Real Madrid ka konfirmuar largimin e Xabi Alonsos nga stoli i ekipit të parë, me Álvaro Arbeloa që e zëvendëson atë. Edhe pse deklarata zyrtare flet për një marrëveshje të ndërsjellë, realiteti është se iniciativa e largimit erdhi nga vetë klubi.

Xabi Alonso nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, por u kontaktua nga drejtuesit për të diskutuar situatën dhe mundësinë e ndarjes.

Takimi përfshiu analizën e sezonit, situatën aktuale të ekipit dhe planet e ardhshme për “Santiago Bernabeu”, shkruan Marca.

Sezoni i fundit ishte i paqëndrueshëm për ekipin, me mungesë qëndrueshmërie dhe një trend negativ në rezultatet. Xabi Alonso kishte nisur sezonin me energji dhe me një ide të qartë futbollistike, duke aplikuar një sistem të ri loje.

Megjithatë, mungesa e harmonisë në dhomën e zhveshjes e bëri të vështirë për trajnerin të impononte filozofinë e tij, duke e detyruar të adaptohej gradualisht ndaj sfidave.

Kjo situatë pati pasoja të drejtpërdrejta në performancën e ekipit. Nuk arriti të përkthejë plotësisht vizionin e tij në fushë, ndërkohë që lëndimet dhe mungesa e lojtarëve kyç penguan planifikimin dhe ekzekutimin e ndeshjeve.

E gjithë kjo çoi në rezultate të dobëta dhe një identitet të paqartë të ekipit në fushë.

Në këtë kontekst, klubi i sugjeroi trajnerit që ndarja do të ishte zgjidhja më e mirë. Xabi Alonso e kuptoi situatën, dhe pavarësisht se nuk kishte ndërmend të largohej, pranoi propozimin e klubit, duke i dhënë fund një kapitulli që filloi me entuziazëm, por përfundoi i shënuar nga vështirësi të brendshme dhe rezultate të pasigurta.

Komento: