Mësohet çmimi që skuadra e Real Madridit do të paguajë për Mbappe

22:13 | 11 Nëntor 2020

Ky është çmimi që Real Madrid do të paguajë për Mbappe.

Kylian Mbappen shumë shpejt mund ta shohim në fanellën e Real Madrid.

‘Los Blancos’ vazhdojnë të ruajnë interesimin për yllin francez të PSG.

Eurosport raporton se Real Madrid dëshiron të transferojë Mbappen me gjysmën e çmimit nga ajo që kërkon skuadra franceze.

Spanjollët do të shpenzojnë 100 milionë, më së shumti deri në 120 milionë për 21 vjeçarin.

Real Madrid për transferimin e Mbappes për një çmim të lirë, ka dy arsye.

Lojtari nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me PSG, dhe kjo e afron atë te Real Madrid.

Kontrata e Mbappes përfundon në verën e vitit 2022, dhe Real Madrid, që në verën e ardhshme me një çmim të lirë mund të transferojë një nga talentet më të mëdhenj që ka futbolli.

Komento: