Mësohet data e fillimit të sezonit të ri të Serie A

14:49 | 31 August 2020

Tashmë është mësuar se kur do të filloi sezoni i ri i Serie A.

Serie A ka konfirmuar se sezoni i ri 2020/21 do të nisë më 19 dhe 20 shtator, ndërsa kalendari i ndeshjeve do të publikohet të mërkurën, më 2 shtator.

Këshilli Federal e ka vendosur datën e fillimit të sezonit të ri gjatë një takimi të hënën në Romë.

Xhiroja e parë do të luhet më 19 dhe 20 shtator dhe kalendari i ndeshjeve do të bëhet i ditur të mërkurën.

Klubet do të kenë kohë më pak se 20 ditë për t’u përgatitur për sezonin e ri, në një verë të ngjeshur në të cilën sezoni i vjetër u mbyll në gusht, shkaku i shtyrjes së sezonin si pasojë e pandemisë koronavirusin.

Komento: