Të martën e ardhshme do të zhvillohet gjysmëfinalja PSG-Leipzig.
Fitorja e Leipzig sonte kundër Atletico Madridit ka përcaktuar çiftin e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve
Kjo ishte një fitore historike për Leipzig të cilët për herë të parë në histori të tyre si klub arrin kaq lart në një garë kaq prestigjioze futbolli.
Golat e Dani Olmo dhe amerikanit Tyler Adams e bën historinë duke kaluar në gjysmëfinale skuadrën gjermane e cila të martën e ardhshme do të përballet me Paris Saint-Germain në ora 21:00.
Gjysmëfinalisti i dytë do të përcaktohet nga dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër dhe pasnesër. Nesër është edhe kryendeshja e çerekfinaleve ku do të përballen Bayern Munich-Barcelona.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Manchester City-Lyon, ndeshje kjo që luhet pasnesër.