Tashmë është mësuar data kur fillon Kampionati Botëror në Formula 1.
Sezoni 2020 i Botërorit të Formula 1 do të nisë më 5 korrik, me garën e Austrisë.Lajmin e konrmoi Chase Carey, presidenti i Formula 1, që shtoi se ai synon të zhvillojë një sezon me 15 deri në 18 gara.
Kjo deklaratë e Carey vjen pak orë pas vendimit të anulimit të garës së Francës për shkak të koronavirus, në pistën e Le Castellet (ishte planikuar më 28 qershor).
“Objektivi ynë është të nisim sezonin në Evropë, më 5 korrik. Garat e para do t’i zhvillojmë me dyer të mbyllura”, tha Carey.Më pas, pritet që Botërori të vazhdojë në shtator:
“Në shtator, tetor e nëntor do të garojmë në Evropë, Azi dhe Amerikë, duke e mbyllur botërorin në Bahrein dhe Abu Dhabi.
“Shpresojmë të zhvillojmë 15-18 gara. Së shpejti do të publikojmë edhe kalendarin”.