Ylli i Argjentinës, Lionel Messi do ta luajë ndeshjen e parë me fanellën e Inter Miamit në muajin e ardhshëm.
Pronari i ekipit amerikan, Jorge Mas, ka zbuluar se Messi do të debutojë në ndeshjen kundër Cruz Azulit të Meksikës, që Miami e luan më 21 korrik në kuadër të League Cup.
Messi dhe Inter Miami javë më parë kanë arritur marrëveshje dhe po finalizojnë dokumentet e punës dhe vizën pasi argjentinasi muajin e shkuar bëri të ditur se karrierën do ta vazhdojë në SHBA.
Messi me ekipin e ri do të firmos kontratë për dy vjet e gjysmë dhe do të ketë pagë vjetore prej 50 deri në 60 milionë euro.
Ai gjithashtu e ka edhe opsionin e rinovimit të kontratës me Inter Miamin deri në vitin 2026.
Mas e ka përshkruar transferimin e Messit në SHBA si “lëvizje të madhe e cila do ta bëjë MLS-në njërën prej ligave më të forta në botë”.