
Carlo Ancelotti refuzoi Interin.
Sipas gazetës spanjolle Diario AS, zgjedhja e parë e Interit për ta zëvendësuar Antonio Conte, ishte Carlo Ancelotti, por italiani nuk e pranoi ofertën.
Carlo Ancelotti ishte trajner i Evertonit që nga dhjetori i vitit 2020, vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga Napoli.
Italiani nënshkroi me Real Madridin këtë javë, por që sipas raportimeve nga Spanja, italiani kishte edhe një ofertë tjetër nga Interi, raporton FootballItalia, transmeton klankosova.tv.
Kjo do të thoshte bashkim me rivalët kryesor të Milanit, ku ai më parë ishte lojtarë edhe poashtu më vonë edhe si trajner.
”Nëse unë u bëra çfarë jam sot, ua detyrohem tifozëve të Milanit. Unë nuk mund t’i tradhtoj”, thuhet se ishte përgjigjja e tij ndaj Nerazzurrëve.