Mësohet gjendja shëndetësore e “Lugatit”

11:39 | 18 Janar 2023

Kjo është gjendja shëndetësore e “Lugatit”.

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, sot në mëngjes është larguar nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të disa shqetësimeve.

Drejtori ekzekutiv i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se “Lugati” është në gjëndje stabile dhe momentalisht nuk ka ndonjë shqetësim.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë:

Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Komento: