
Edhe pse Qendra Studentore në Prishtinë u shndërrua në karantinë në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVID-19, pikërisht në këtë vend sonte ndodhi një fatkeqësi tejet e rëndë.
Një 26 vjeçar u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7, ku si pasojë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente.
Bëhet fjalë për Agon Musliun nga Gjilani.
Rreth ngjarjes së rendë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se ndihet i trotuar me vdekjen e 26 vjeçarit Agon Musliu në Qendrën e Studentëve.
I riu kishte kërcyer nga kati i pestë dhe ndërroi jetë në QKUK.
“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë Haziri. /ORAinfo/
