Mësohet, ja kush është kundërshtari i Joshua për 1 qershorin

23:38 | 29 Prill 2019

Anthony Joshua duket sikur ka gjetur kundërshtarin e tij për duelin e 1 qershorit.

Jarrell Miller do të duhej të ishte kundërshtari që do ta sfidonte Joshuan për titullin e kampionit, në qytetin e Nju Jork.

Ai kishte zgjedhur që debutimin e tij në ringun amerikan ta bënte më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’, kundër Jarrell ‘Big Baby’ Miller.

Por, ky i fundit së fundmi ka dështuar në testet anti-drogë dhe si pasojë i është konfiskuar licenca e boksimit.

Sipas Mike Coppinger, i cili punon për ‘Fox Sports’, Andy Ruiz Jr do të jetë zëvendësuesi i Miller, transmeton lajmi.

Rekordi i Ruiz qëndron në 32-1, pas humbjes kontraversiale kundër Joseph Parker, të cilën e humbi me pikë, gjatë muajit dhjetor.

Mbetet të shihet nëse raportimet e Coppinger do të konfirmohet dhe një duel i tillë të zyrtarizohet

Komento: