Nesër në vend do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Nesër në ditën e zgjedhjeve i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, do të votojë në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një emaili ka konfirmuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 10:00.
Zgjedhjet e ditës së nesërme rrjedhën pikërisht si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Haradinaj.
Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik, kjo për shkak se ai mori ftesë nga Gjykata Specile në Hagë për tu paraqitur si i dyshuar.
“Të nderuara media, ju njoftojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj voton nesër nga ora 10:00 në Shkollën e Mjekësisë ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë”, ka njoftuar AAK’ja.