Mësohet lëndimi i yllit argjentinas, ja sa kohë do të mungoi lojtari

17:22 | 23 Qershor 2020

Tashmë është mësuar lëndimi i yllit argjentinas.

Sergio Aguero nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjet e ardhshme.

Ylli argjentinas, Sergio Aguero, ka mësuar se cili është problemi i tij me gjurin, por edhe se sa do të mungojë përafërsisht.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet britanike, Aguero do të mungojë për pesë javë.

Lojtari ka një dëmtim në miniskusin (çarje), dhe këtë e pësoi në ndeshjen kundër Burnley.

Mbetet të shihet se si Pep Guardiola do të arrijë të mbulojë hapësirat e lëna nga Sergio Aguero.

Komento: