Mësohet mosha e 14 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:20 | 19 Nëntor 2020

Situata me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 14 persona, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve të vdekjes tashmë ka arritur në 874.

IKSHPK-ja ka publikuar edhe moshën e 14 viktimave nga virusi SARS CoV-2.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)”- njofton Instituti./ORAinfo/

Komento: