Mësohet mosha e 5 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

15:07 | 08 Janar 2021

Edhe pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 321 raste të reja, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç)./ORAinfo/

Komento: