Mësohet mosha e të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendi tonë

15:14 | 25 Dhjetor 2020

8 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

1.298 është numri total i rasteve të vdekjes në Kosovë, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar edhe moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”-njofton IKSHPK-ja./ORAinfo/

Komento: