Mësohet nga cilat komuna janë pesë të prekurit e fundit me koronavirus

19:11 | 05 Prill 2020

Janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 93 mostra të testuar sot si të dyshuar , pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 145, 23 prej të cilëve janë shëruar dhe një ka ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: