Mësohet se sa persona kanë emigruar vitin e kaluar në Kosovë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë vlerësimin e numrit të popullsisë për vitin 2018.
Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi.
Kjo, për faktin se, në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, një komune a një vendbanimi.
Të dhënat vjetore statistikore mbi popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash. Sidomos, analiza për çështjet sociale dhe ekonomike në nivele të caktuara: komunale, kombëtare dhe rajonale.
Të dhënat mbi popullsinë përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimet e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike.
Gjatë vitit 2018 popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 18,562 ose u rrite për 1.02%. Në vitin 2018 është vlerësuar se 8,967 persona ndërruan vendbanimin (komunën) e tyre kurse 6,762 persona imigruan (përfshi te kthyerit) ne Kosove derisa numri i emigrimit ishte dukshëm me i larte ku 28,164 persona emigruan nga Kosova.
Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2018 ishte -21,402 banorë.
Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar–31 dhjetor 2018 u zvogëlua për -2,840 banorë apo -0.16%.
Popullsia në Kosovë për vitin 2018 vlerësohet të jetë 1,795,666 banorë rezident.