Mësohet numri i të arrestuarve për fajde në Pejë, sekuestrohet pasuri e madhe

12:25 | 22 Shkurt 2022

Prokuroria Themelore e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas një aksioni të zhvilluar sot të koordinuar me Policinë e Kosovës, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar.
Mësohet se bëhet fjalë për mbi 15 persona të arrestuar për veprën penale “fajdeja”, gjithashtu është sekuestruar edhe pasuri e madhe
.

Nga prokuroria nuk janë deklaruar pasi po presin konferencën në orën 15:00 për të dhënë detaje.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Komento: