Mësohet paga potenciale e Greenwood në transferimin që mund t’ia ndryshojë karrierën

22:31 | 07 Shkurt 2023

Mediat angleze e kanë mësuar pagën potenciale të Mason Greenwood, pasi futbollisti i suspenduar i Manchester Unitedit është duke planifikuar një ndryshim të madh në karrierë.

Ylli i lindur në Bradford është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit në Kinë nëse Djajtë e Kuq vendosin t’ia ndërpresin përgjithmonë kontratën, pas akuzave për sulm fizik dhe keqtrajtim seksual.

Nëse transferimi do të ndodhte, ai do të përfitonte 2.7 milionë funte (tre milionë euro), që është paga maksimale e lejuar për futbollistët e huaj në Superligën kineze.

Në bazë të kalkulimeve, do të thotë se Greenwood do të përfundonte rreth 50.000 funte (56.140 euro) në javë për një sezon të plotë.

Pas tërheqjes së disa dëshmitarëve kryesore, gjykata i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim e sulm fizik për 21-vjeçarin, megjithatë ai mbetet i pezulluar nga Unitedi, ndërkohë që klubi është duke zhvilluar një hetim të brendshëm.

Komento: