Mësohet pse KFOR-i hyri në Veri të Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mësohet pse KFOR-i hyri në Veri të Kosovës

14:07 | 13 Dhjetor 2018

Sot janë parë shumë vetura të KFOR-it të nisura për në veri të Kosovës.

Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.

Kjo është dita e dytë e stërvitjeve që nisën dje, ku autokolonat e KFOR-it lëvizën në drejtim të Prizrenit.

Ndërsa, sot lëvizjet po bëhen në drejtim të veriut të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në pajtim me Rezolutën 1244, trupat e KFOR-it e trajnojnë gatishmërinë e tyre për t’u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën.

Komento: