Mësohet se a do të luhet Superkupa e Evropës me praninë e tifozëve

20:08 | 20 August 2020

Tashmë është mësuar se a do të luhet Superkupa e Evropës me praninë e tifozëve.

Koronavirusi bëri që një pjesë e mirë e ndeshjeve të sezonit 2019-2020 të luhen pa praninë e tifozëve, megjithatë rikthimi i këtyre të fundit në shkallët e stadiumeve duket afër.

Kështu UEFA në një video-konferencë ka vendosur që Superkupa e Evropës të luhet me praninë e tifozëve, ndërsa vendimi pritet të të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë evropiane të futbollit.

Nuk bëhet fjalë për një hapje totale të dyerve të stadiumit, por vetëm për praninë e një numri të kufizuar tifozësh, pra vetëm një pjesë që pritet të jetë sa 1/3-a e kapacitetit total të stadiumit.

Kujtojmë që Superkupa Evropiane do të zhvillohet më 24 shtator në stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit, në Hungari. Ky stadium ka një kapacitet prej 67 mijë tifozësh dhe për Superkupën pritet të lejohet prezenca e rreth 20 mijë tifozëve.

Komento: