Tashmë është mësuar se a është ndonjë i infektuar me koronavirus në Serie A.
Cagliari ka njoftuar zyrtarisht se asnjë anëtar i klubit të tyre nuk është testuar pozitivisht për koronavirus.
“Sardenjat” kanë shmangur një tjetër pengesë para fillimit të stërvitjeve në grup, duke konfirmuar se të gjithë lojtarët dhe stafi i skuadrës kanë dalë negativ në testet për COVID-19.
Në Serie A, klubet tashmë janë kthyer në stërvitje individuale, por nga 18 maji stërvitjet do të jenë grupore.
Të gjitha klubet, tashmë janë duke u përgatitur për vazhdimin e sezonit, duke u testuar fillimisht, para se të zbresin në fushat stërvitore.
Fillimi i qershorit, shihet si koha ideale për vazhdimin e sezonit në Serie A, me dyer të mbyllura dhe me një protokoll që kërkon masa rigoroze.