Është mësuar se cila do të jetë ndeshja e parë e Serie A.
Sipas Sky Sport Italia, pas rikthimit ndeshja e parë do të jetë Torino-Parma në 19 qershor ndërsa pastaj do të luhen Atalanta-Sassuolo dhe Inter-Sampdoria më 20 qershor.
Data dhe ndeshjet do të publikohen sot dhe gjithçka do të rifillojë prej javës së 25 prej ku ishte ndërprerë gjithçka.
Mësohet se Torino-Parma do të fillojë prej orës 18:00.