Mësohet se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës 2022

17:51 | 02 Mars 2020

Mësohet vendi se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës.

‘Puskas Arena’ në Hungari do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës 2022, transmeton lajmi.

Stadiumi që ka kapacitet prej 67,215 tifozësh, i hapur në nëntor të vitit 2019, do të jetë nikoqir edhe i katër ndeshjeve të Euro 2020.

UEFA gjithashtu ka njoftuar se Helsinki në Finlandë dhe Kazan në Rusi do të jenë nikoqirë të Super Kupës së 2022 dhe 2023.

Në anën tjetër, ‘Juventus Stadium’ do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve (femra).

Komento: