Mësohet se kur do të bëhet hapja e tunelit të Mitrovicës

19:45 | 01 May 2019

Tashmë është mësuar se kur do të bëhet hapja e tunelit të Mitrovicës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se tuneli do të hapet nesër dhe përurimi i këtij tuneli do të bëhet në ora 14:00.

“Të enjten(02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ky projekt ka kushtuar afër 380 mijë euro, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.

Ndryshe, muaj më parë ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, dhe që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme.

Lekaj kishte theksuar se tuneli ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës.

Komento: