Mësohet se kur do të bëhet prezantimi i Hazardit si lojtar i Real Madridit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mësohet se kur do të bëhet prezantimi i Hazardit si lojtar i Real Madridit

19:51 | 12 Qershor 2019

Mësohet se kur do të prezantohet Hazardi si lojtar i Realit.

Eden Hazard do të prezantohet si lojtar i Real Madridit ditën e enjte (nesër) me fillim nga ora 19:00 në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid ka filluar me serinë e prezantimit të lojtarëve.

Pas prezantimit të Luka Joviq, ‘Los Blancos’ kanë njoftuar se gjatë ditës së enjte të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Eden Hazard.

13 herë kampionët e Evropës përmes një komunikate kanë bërë të ditur se prezantimi i Eden Hazard do të bëhet ditën e enjte, me fillim nga ora 19:00.

Kujtojmë se Real Madrid ka paguar 100 milionë euro për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea, shumë e cila mund të shkojë deri në 150 milionë euro, nëse përmbushen disa bonuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!