Mësohet se kur do të bëhet zyrtarizimi i De Ligt tek Juventus

14:36 | 30 Qershor 2019

Është mësuar se kur do të bëhet zyrtarizimi i De Ligt tek Juventus.

Qendër mbrojtësi holandez është afër zyrtarizimit tek skuadra kampione e Serie A, Juventus.

Juventus do të paguajnë 67 milionë euro ( +13 milionë bonuse) për të siguruar shërbimet e lojtarit të Ajax Amsterdam.

Gjithashtu, lojtari do të ketë një pagë prej 8 milionë eurove për sezon (+ 4 milionë bonuse), për pesë sezone.

Sipas ‘Tuttosport’, Juve janë duke bërë gjithçka që zyrtarizimin e lojtarit ta bëjnë nesër (e hënë).

Kujtojmë se Juventus ka fituar garën për De Ligt me skuadra si Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Komento: