Time Kadrijaj është një nga të ftuarat nga Specialja.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Ajo do të intervistohet në Prishtinë me fillim nga ora 11:00.
Ndërkohë deri më tani ajo kishte deklaruar se nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.
Nuk dihet ende se për çfarë raste bëhet fjalë për shkak se nuk janë dhënë informacione nga Gjykata Speciale.
Me datën 2 gusht, Kadrijaj përmes një postimi në facebook kishte njoftuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.
Ajo në një postim në rrjetet sociale kishte shkruar se nuk është aspak e mërzitur, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.