Mësohet se kur do të mund të fillojnë skuadrat stërvitjet

22:14 | 08 May 2020

Tashmë është bërë e ditur se kur do të mund të fillojnë skuadrat stërvitjet.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu njoftoi se stërvitjet e sportistëve mund të nisin pas datës 18 maj.

Në një komunikim publik, Manastirliu bëri me dije proçesin rinisjes së proçesit mësimor, hapjes së bareve dhe restoranteve,etj.

Ndërkohë, ende nuk është arritur të vendoset nëse do të rinisë kampionati shqiptar i futbollit.

“Në vijim të planit, prej datës 18 maj nis procesi mësimor dhe provimet e maturës shtetërore, hapen baret dhe restorantet vetëm me ambiente të jashtme, shtohen fluturimet nga jashtë, hapen muzetë dhe sitet arkeologjike, lejohen stërvitjet në ambiente të hapura, ndalohen aktivitetet sportive dhe kulturore.

Në 1 qershor po planifikohet hapja e çerdheve publike dhe private me standarde higjieno sanitare të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Komento: