Mësohet se kur do të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre, të kthyerit nga Siria

13:01 | 20 Prill 2019

110 kosovar janë kthyer mbrënë nga Siria në Kosovë.

Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër). Për 4 luftëtarët është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri.

Por, a kanë të drejtë t’i shohin familjarët të kthyerit nga Siria?

Për këtë çështje Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahirin nuk ka dashur të jap detaje duke thënë se çdo gjë është e koordinuar dhe dikush nga të kthyerit lëshohet për në shtëpi me hëret e dikush më vonë.

“Gjithçka eshte e kordinuar me policinë dhe MPB-në, për kontakte me familjaret e të gjitha. Dikush lirohet me herët e dikush më vonë”, tha Tahiri.

Por Gazeta Express mëson nga burime të sigurta brenda organeve të sigurisë së të kthyerit do të qëndrojnë në qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll 72 orë (3 ditë) më pas do të lirohen për në shtëpitë e tyre.

“72 orë kan me nejt në Vranidoll, pastaj shpërndahen te familjet e tyre”, tha ky burim.

Duket se për shkak të procedurave ligjore- derisa të kalojë kjo periudhë kohore, familjarët nuk do të kenë mundësi të takohem me të kthyerit nga Siria.

A ka ende kosovarë që ndodhen në këto zona të luftës?

Përmes një konferece të thirrur për media, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.

Në vazhdim pritet që edhe ata të kthehen në Kosovë, përderisa krejt ky veprim është i koordinuar me Amerikën.

Madje mëngjesin e sotëm Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës, për riatdhesimin e 110 kosovarëve të cilët kanë jetuar në Siri, 4 prej të cilëve kanë luftuar krah ISIS-t.

Sipas tyre me këtë veprim Kosova po vendos një standard të ri për Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in.

E, pjesëmarrës në konferencë ishte edhe ministri i drejtësisë Abelard Tahiri i cili tha se Kosova me ndihmën e Amerikës ka kthyer dhjetëra qytetarë nga zonat e luftës.

Shtoi se të njejtit kanë përjetuar peridhë traumatike ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Gra e fëmijë kemi arritur ti nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla.Kanë përjetuar peridhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri.

Kosova do të luftojë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, tha ministri.

Por si do të veprohet ndaj atyre që luftuan në Siri?

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër luftëtarë që u ktheyn nga Siria, ata janë ndaluar për 48 orë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Ndaj tyre do të veprohet konform ligjit.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 ka shpallur të ashtuquajturin kalifat në pjesë të Sirisë dhe Irakut, është raportuar se ka humbur kontrollin në territorin e fundit në muajin mars.

Sidoqoftë, kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga frocat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ndërsa, ata po qëndrojnë në një qendër të azilkërkuesve në Vrandioll ku forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër e mbushur me gra dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Komento: