Mësohet se kur do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes MPB-së dhe EUROPOL-it

15:30 | 24 Korrik 2020

Tashmë është mësuar dita në të cilën do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes MPB-së dhe EUROPOL-it.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë të hënën marrëveshje bashkëpunimi.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të mionistrisë.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Komento: