Tashmë është mësuar se kur do të rifilloi Bundesliga.
Qeveria e Gjermanisë ka marrë vendim që Bundesliga ta vazhdojë sezonin e saj në pjesën e dytë muajit maj.
Pas një presioni nga klubet gjermane, qeveria gjermane mori këtë vendim gjatë ditës së sotme.
Bundesliga pritet të jetë liga e parë në Evropë që do ta bëjë rikthimin.
DFL (Liga e Futbollit në Gjermani) të enjten do ta ketë një video-konferencë me anëtarët ku do të diskutohet për data.
Ndeshjet janë pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ndeshjet pas rikthimit do të luhen pa praninë e shikuesve.