Mësohet se kur do të rifillojnë aktivitetet sportive në Kosovë

21:11 | 13 April 2020

Për shkak të koronavirusit, janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive.

Aktivitetet sportive në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Me pandeminë Covid-19 që po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe, masat që po aplikohen vazhdojnë të jenë më rigoroze.

Përmes një konference për medie, ministri i shëndetësisë, Arben Vitija, ka bërë të ditur se vendi do të jetë në karantinë deri më 4 maj së paku.

Sipas njoftimit të ministrit, nënkuptohet se edhe aktivitetet sportive në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Deri më tani, Federata e Basketbollit të Kosovës ka anuluar sezonin, kurse nga FFK dhe federatat e sporteve tjera nuk ka ndonjë vendim final.

Komento: