Lojtarët e La Ligës do të testohen për koronavirus që nga dita e nesërme.
La Liga ka arritur të marrë leje nga Qeveria Spanjolle që të filloj me testimin e lojtarëve për koronavirus qysh nga nesër.
Ata tashmë ka kontaktuar me një kompani private që do të merret me testimin e lojtarëve.
Në fillim të muajit maj, pritet që skuadrat e La Ligës të fillojnë me stërvitje individuale të lojtarëve pastaj me ato grupore.
Kurse në muajin qershor, saktësisht me 6 qershor, pritet që të luhen ndeshjet e para në La Liga.
Kampionati pritet të përfundoj me 30 korrik.