Mësohet se kur luhet derbi Juventus – Inter

19:14 | 01 Mars 2020

Ja kur luhet derbi Juventus – Inter.

Anulimi i derbit Juventus – Inter, i planifikuar të luhej këtë fundjavë, bëri shumë bujë nëpër mediet botërore.

Kjo për shkak se tifozët zikaltër pretendonin se po krijohet një ‘Calciopoli 2’, anise edhe katër ndeshje të tjera u shtynë për shkak të frikës së koronavirusit.

Gjithnjë sipas tyre, kjo po bëhej për t’i favorizuar Juventusin në garën për titull – por mbetet thjesht një pretendim i tyre i cili është një dukuri e zakonshme tash e disa vite në Serie A.

Mirëpo, Federata Italiane tashmë ka dalë me një propozim të ri dhe mungon vetëm një ‘ok’ i skuadrave që kjo të konfirmohet.

Mediet italiane raportojnë se të mërkurën (4 mars) mund të luhet derbi i madh italian – i cili mund të vendosë shumëçka në luftën për titull.

Ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës do të shtyheshin për një afat të pacaktuar ende.

Komento: