Mësohet se kush do e udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

18:58 | 20 Maj 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar në vend dhe jo vetëm.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës menjëherë pas takimit në Samitin e Berlinit bën të ditur se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherni, nuk do të jetë edhe për shumë kohë ndërmjetësuese e bisedimeve me Serbinë.

Ndonëse nuk shpjegoi se çfarë nënkuptohet me këtë, kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në duar të sigurta.

“Me rëndësi është që procesi është tani në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, nuk rrezikohet nga një propozim për ndarje, pra ka një stabilitet, kjo është kryesorja. Mogherini e ka kryer mandatin e saj, janë zgjedhjet, ajo rri deri në fund të tetorit por ajo është ushtrues detyre se kandidati tjetër veç përgatit agjendën e vet”, deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë në një konferencë për media.

E gjithë kjo pas interesimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës she Serbisë.

Mbështetjen e Gjermanisë dhe të Francës, zëdhënësja e Bashkimit Evropian është duke cilësuar të dobishëm dhe kontribut për dialogun mes dy vendeve.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së, thotë se ndërmjetësimi i dialogut mes dy shteteve fqinje i takon Përfaqësueses së Lartë.

Kocijançiç kujton se mandati Përfaqësues së Lartë i është dhënë nga OKB dhe nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Dialogu ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Çdo takim në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE është i dobishëm dhe mund të jetë një kontribut, një mbështetje, por dialogu është i lehtësuar/ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në përgjigjeje e zëdhënëses së Unionit Evropian.

Ditë më parë marrjen e “timonit” të dialogut nga Gjermania dhe Franca, analistët e cilësuan pozitive.

Gjermania dhe Franca, sipas Taulant Kryeziut nga Instituti Epik, e kanë kthyer dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në binarë të normalizimit, në binarë të asaj se çfarë ka qenë qëllimi i tij në fillim.

Ndërsa Fisnik Halimi, beson se Mogherini nuk është as problem e as zgjidhja e Kosovës dhe Serbisë. Kjo pasi sikurse edhe ndërmjetësuesit e tjerë, edhe ajo ka shfaqur paaftësinë evropiane për t’u marrë me probleme politike ndërkombëtare.

Në Samitin e Berlinit, të mbajtur në fund të muajit prill, u bë thirrje për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, derisa një takim i formatit të ngjashëm me atë të kryeqytetit gjerman do të mbahet më 1 korrik në Paris.

Komento: