Sami Lushtaku do të mbrohet ngë Hagë nga ish-prokurori i rastit të Millosheviqit.
Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.
Nice ka pasur probleme me Presidentin Thaçi gjatë vitit të kaluar për shkak të një borxhi.
Avokati britanik ishte angazhuar nga Qeveria për përgatitur dokumentacion në mbrojtje të ish-pjestarëve të UCK’së, kur Gjykata Speciale të fillonte punën.
Avokati britanik, Geoffrey Nice është angazhuar për ta mbrojtur në Gjykaten Speciale, ish-komandantin e UÇK’së në Zonen e Drenicës, Sami Lushtakun,për të cilin Gazeta Express ka raportuar në fillim të dhjetorit së është ndër të ftuarit e parë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Angazhimin e Nice’it, krahas avokatit Arianit Koci, e ka konfirmuar vetë Lushtaku për Gazetën Express..
“Po, e kam angazhuar z. Geoffrey Nice”, ka thënë shkurt ish-komandati i UCK’së, që tash udhëheq degën e PDK’së në Skenderaj.
Tashmë është konfirmuar se Lushtaku do të niset nesër me linjë të rregullt për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit Specialist në Hagë.
Ndërkaq, Nice së fundmi në Kosovë u përmend pas raportimeve të Gazetës Express se avokati britanik kishte punuar për Hashim Thacin, gjatë kohës që ky ishte kryeministër.
Avokati i kishte shkruar qeverisë së tanishme për t’i kerkuar që t’ia paguaj borxhin rreth 500 mijë euro atij dhe koleges së tij, Nevonka Tromp, e cila ishte hetuese në rastin e Sllobodan Millosheviqit.
Sipas shpjegimeve që Nice jepte në letrat e tij, ai ishte angazhuar nga Qeveria e Kosovës pikërisht për të përgatitur material voluminoz, që do të përdorej kur Gjykata Speciale të fillonte me akuza ndaj pjestarëve të UCK’së.
“Kemi punuar që qeveria e Kosovës të mund të përgatiste materiale ku askush s’do të kishte qasje, të cilat do të përdoreshin kur individë do të akuzoheshin nga Gjykata Speciale”, ka shpjeguar Nice.
Nice, i kontaktuar nga Gazeta Express muaj më parë, fillimisht tha se do t’i përgjigjej brenda disa ditëve pyetjeve rreth angazhimit të tij në Kosovë. Më vonë tha se nuk ishte më i gatshëm të fliste.
Në vitin 2011, Avokati britanik kishte dalë me një shkrim, ku kundërshtonte raportin e senatorit zviceran Dick Marty, akuzat e së cilit u bënë baza e krijimit të Gjykatës Speciale.
Target i Martyt ishin udhëheqësit e UCK’së, të cilët senatori zviceran i akuzonte për trafikim të organeve. Emri më i përmendur në këtë raport është ish-drejtori politik i UÇK’së, presidenti Hashim Thaci. Pas tij edhe Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Shaip Muja e Haradinaj.
Gjykata Speciale, formimi i së cilës u vendos në gusht të vitit 2015, ka filluar të ftojë dhe të intervistojë pjestarë të thjeshtë dhe komandantë të UCK’së.
Gazeta Express ka raportuar ekskluzivisht për të gjithë ata që kanë marrë ftesa nga Gjykata Speciale.
Tashmë është janë intervistuar disa prej të ftuarve, në mesin e të cilëve është edhe ish-drejtuesi i Gjykatës së UCK’së, Sokol Dobruna, i cili për tri ditë u mor në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në selinë e saj në Prishtinë.
Të ftuar të tjerë për intervistim nga Zyra e Prokurorit Specialist janë edhe Rrustem Mustafa – Remi, Sylejman Selimi, Sabit Geci, Sabahajdin Cena, Remzi Shala, Nazif Mehmeti, Reimonda Rreci, Safet Syla.