Mësohet se kush është i riu që gjuajti me karrige në Kuvendin e LDK-së

12:58 | 17 June 2019

Përleshje të një pas njëshme po ndodhin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përplasja e djeshme në nëndegën e LDK-së në Mat të Prishtinës, kishte nisur nga familjarë të zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Grushte, shkelma, dhe mbi të gjitha ‘fluturim’ i karrigeve, mbizotërojë në Kuvendin e djeshëm.Gazeta Blic, sjell ekskluzivisht, personat që u përfshinë në rrahje dhe lidhjen e tyre me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Personi që shihet në video, duke gjuajtur karrige mbi delegatë, është Florent Bekteshi, djali i kryetarit të nëndegës së AAK-së në Matiçan, Shukri Bekteshit.Florent Bekteshi, shihet edhe në disa pamje tjera, teksa është prezent në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së në Mat. Madje, ai shihet shumë i revoltuar.Përtej kësaj, babai i Florentit, Shukri Bekteshi, i cili ani pse është zyrtar i AAK-së, gjatë ditës së djeshme, para se të ndodhte rrahja, ka paralajmëruar për atë që do të ndodhte.

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, mëngjesin e djeshëm, Shukri Bekteshi, ka thënë se pavarësisht që me Sherif Vranjollin i ndajnë partitë, (Lexo: Sherif Vranjolli, u zgjodh dje kryetar i nëndegës së LDK-së në Mat), “kurrë s’jemi nda për qëllime të përbashkëta”.Bekteshi paralajmëroi se diçka do të ndodhte, duke iu thënë personave brenda LDK-së të cilët ishin kundër që Sherif Vranjolli të zgjidhet kryetar i nëndegës në Mat, se “Sherifi nuk ta mbushë syrin, por ta mbushë birën”.

Shukri Bekteshi paralajmëronte mbrojtjen e Vranjollit, teksa thoshte se dëshira e tij është që ai të dalë krejt nga LDK-ja.Postimi në facebook, i kryetarit të nëndegës së AAK-së në Matiçan, Shukri Bekteshi, disa orë para ngjarjes brenda kuvendit të LDK-së në MatPamje me karrige në duar, të djalit të Shukri Bekteshit, Florentit, brenda Kuvendit të LDK-së në Mat.

Komento: