
Personat e prekur me koronavirus javët e fundit, punojnë në këto institucione.
Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se persona te infektuar me koronavirus në javët e fundit punojnë kryesisht në Postën e Kosovës, KEK, KEDS, Galerinë e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private.
“Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 82 persona të prekur me koronavirus, ndërsa 7 të tjera janë shëruar. Në dy javët e fundit në vendin tonë është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me koronavirus.