Të premtet pritet që të mbahet seanca për transformimin e FSK-së në ushtri.
Seanca do të filloi në orën 10:00, në sallën e Kuvendit. Ndërkaq, ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.
Në rendin e ditës do të jenë:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.