Mësohet se në sa ora do të mbahet seanca për transformimin e FSK-së në ushtri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mësohet se në sa ora do të mbahet seanca për transformimin e FSK-së në ushtri

12:22 | 10 Dhjetor 2018

Të premtet pritet që të mbahet seanca për transformimin e FSK-së në ushtri.

Seanca do të filloi në orën 10:00, në sallën e Kuvendit. Ndërkaq, ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.

Në rendin e ditës do të jenë:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.

Komento: