
Mësohet se sa kohë do të mungojë Chiellini.
Giorgio Chiellini do të mbetet për gjashtë muaj jashtë fushave.
Juventus përmes një komunikate ka bërë të ditur se mbrojtësi italian i është nënshtruar me sukses një operimi në gju në qytetin e Insbruk në Austri.
36 vjeçari së fundi ka pësuar një lëndim të rëndë, dhe sipas njoftimit të Juventus, Chiellini do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.
Lojtari pritet të rikthehet në fushën e blertë tek në muajin mars.
Ai gjithashtu është lënë jashtë listës së Ligës së Kampionëve nga Juventus.