Mësohet se sa pacientë me koronavirus janë në Klinikën Infektive

15:02 | 25 Maj 2020

Infektologu i njohur kosovar ka treguar se sa pacientë me koronavirus janë në Klinikën Infektive.

Nëntë pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre me oksigjeno terapi dhe një është në gjendje kritike.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në pritje të rezultatit të testit janë edhe dy persona.

Dreshaj theksoi se pacientë që janë në gjendje të rëndë Klinike janë të moshës së shtyrë.

Sipas Infektologut Dreshaj, me uljen e numrit të të infektuarve me COVID 19, i cili mbrëmë ishte zero, pandemisë po i vije fundi.

“Kemi pacient të moshave të ndryshme mirëpo këtë pacientë që janë në gjendje të rëndë Klinike janë të moshës së shtyrë.Unë mendoj që jemi në bishtin e pandemisë, ashtu si të gjitha shtetet e rajonit të cilat janë aktualisht dhe mendoj që po i vije fundit”, tha Dreshaj.

Komento: