Mësohet se sa para grumbulloi diaspora për të luftuar koronavirusin në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mësohet se sa para grumbulloi diaspora për të luftuar koronavirusin në Kosovë

20:35 | 17 Prill 2020

Është mësuar se sa para grumbulloi diaspora për të luftuar koronavirusin në Kosovë.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani janë grumbulluar 391.886 euro nga diaspora për fondin e Qeverisë për t’i ndihmuar institucioneve në kohë pandemie.

Bislmi ka treguar se edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë nëpërmjet një videomesazhi kërkoi nga kosovarët që jetojnë në diasporë që të ndihmojnë vendin duke dërguar para kundër covid-19.

Ndërkohë partitë opozitare në vend nuk e përkrahën këtë kërkesë të Kurtit.

PDK’ja e sheh kërkesën e Kurtit si të pavend e të rrezikshme, në AAK thonë se kryeministri po improvizon, ndërsa sipas Nismës, Kurti nuk ka të drejtë morale të kërkojë ndihmë nga diaspora pas mbylljes së Ministrisë së Diasporës, e anulimit të projekteve që, sipas saj, ishin të dedikuara për afaristët e diasporës.

Aktualisht në Kosovë 449 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus, 12 kanë humbur jetën derisa 79 janë shëruar.

Komento: